Shih & Bëj

Monopol City posedon bulevardin gjegjësisht shetitoren me një organizim dhe përmbajtje mbresëlënëse për të gjithë banorët e kompleksit dhe vizitorët

Pavarësisht nëse është një piknik me miq, shëtitje, lojërat me fëmijë ose kalimi i kohës së lirë apo për të kryer shërbime të ndryshme në një mjedis të qetë, shetitorja do të ketë diçka për të gjithë.
Lëndinë me peizazhe të bukura, ekspozita në natyrë, një vend dasmash, një hapësirë ​​yoga, një shteg për patina me rul dhe një shesh lojrash moderne për fëmijë.

HAPËSIRAT E PËRBASHKËTA

Monopol City sjell qendrën e re urbane të Qytetit të Gjilanit, me pjesën rezidenciale të mbështetur me Qendrën Tregtare, Tregun e gjelbër, Kopshtin për fëmijë, shkollën, qendrën shëndetësore, sallën e sportit, sallën e fitnesit, amfiteatrin si dhe parkingjet e nevojshme si për banorët dhe për vizitorët e komplekist. Të gjitha këto përmbajtje mundësojnë një komunikim të veçantë të rezidentëve dhe të vizitorëve përmes bulevardit dhe urave që janë të planifikuara në detaje, të shtrira dhe të lidhura me hapësira publike dhe të inkorporuara në zona të jashtme gjelbëruese që ndërlidhen mes veti pa interferuar në privatësinë e rezidentëve, por në të njejtën kohë duke ofruar mundësi për biznes dhe argëtim në nivel dhe kërkesa të kohës. Një përzierje e gjallë e pemëve dhe shkurreve, bimëve të ndryshme, luleve dhe barëve i jep këtij ansambli strukturë dhe e bën atë të lulëzoj gjatë gjithë vitit.