Qendra e re urbane e qytetit

Gjilan

Vlera totale e projektit

800

Njësitë e banimit

3000

Banorë

150,000 m²

Sipërfaqja bruto e ndërtimit në m²

Lokacioni Ekskluziv

Monopol City është vendi ku rreh pulsi i ri i Gjilanit, i cili shtrihet në lokacionin emblematik të qytetit. Në kryqëzimin e rrugëve kryesore brenda qytetit dhe me çasje direkte nga rrugët tranzit që lidhin Gjilanin me qendrat tjera të Kosovës dhe autostradat. Vetëm pak minuta në këmbë nga qendra e qytetit të Gjilanit, zona Monopol City rreth sheshit të Monopolit bëhet një pikë takimi – qoftë në qendrën tregtare, shkollën, zonat e banimit, argëtimit, tregut apo zyret e Monopol City. Bulevardi i Monopol City krijon lidhjen e veçantë me qendrën dhe pjesët tjera të qytetit duke ofruar mobilitetin e nevojshëm për të gjitha kategoritë e qytetarëve. Çasjen në rrugën nacionale dhe rrugës tranzit për Autostradën Gjilan – Prishtinë dhe Aeroportit Ndërkombëtar Adem Jashari, ku mund të arrihet për vetem 40 minuta vozitje.

Lokacioni

Spitali

400 metra

Parku

20 metra

Stadiumi

400 metra

Rekreacion & Argëtim

50 metra

Stacioni i Autobusëve

350 metra

* Koha e parashikuar e ecjes në vende të rëndësishme aty pranë.

ARKITEKTURA

Fleksibiliteti i lartë i strukturës së ndërtesave dhe struktura e ndryshueshme e hapësirës në pjesën afariste, i ofron një shumëllojshmëri të gjerë kompanish mundësinë për t’u vendosur në hapësira moderne dhe individuale të biznesit.
Arkitektura moderne dhe e hapur e »Monopol City«, e cila pasqyrohet në detaje të shumta inteligjente, mundëson jetë dhe punë efikase, efektive dhe mbi të gjitha banim komod për banorë.

Ndarja e kompleksit në disa objekte me lartësi dhe etazhitet të ndryshme I ka dhënë hapësirë dhe liri të mjaftueshme pjesës se banimit.
Objektet e orientuara në shumë drejtime mundësojnë përjetim më të gjatë të ditës dhe iu mundëson të gjitha banesave ndriçim optimal të natyrshëm gjatë ditës. Dritaret e larta krijojnë lidhje të ambientit të brendshëm me atë të jashtëm, dhe përpos që i shërbejnë banorëve për ndriçim, gjithashtu i dhurojnë pamje mahnitëse objekteve nga jashtë ku si elemente i fasadës krijojnë lojë e cila i bën objektet shumë atraktive. Elementet vertikale dhe horizontale në fasadë e shtojnë atraktivitetin dhe lojën e fasadës me anë të kontrastit, dhe tregojnë ndarjen e kateve nga njëri-tjetri. Terasat ofrojnë lidhjen me ambientin e jashtëm por njëkohësisht jepin ndjenjën e privatësisë. Duplexat dhe Penthouse-at kanë shumë hapësirë e cila vjen si shkak i planimetrisë së kateve të poshtme, ku përpos hapësires ofrohet edhe privatësia, duke mos u shkëputur asnjëherë lidhja me ambientin e jashtëm.

PËRMBAJTJA

Arkitekturë moderne me cilësi të lartë me fasada eksklusive dhe tarraca me diell, ballina të mëdha me dritare, korniza me dizajn elegant dhe të qëndrueshëm, orientimi optimal i lokaleve mundëson depërtimin sa më të madh të ndriçimit natyral, vijat e gjata lineare të hapjeve, mundësojnë lojë në fasadë dhe gjithashtu ofrojnë ndriçim të mjaftueshëm në te gjitha hapësirat afariste.
Video-fon në hyrjet e banesave dhe telefoni me zile në portat e hyrjes të zyreve e shtojnë sigurinë e kompleksit si për banorë ashtu edhe për afarist.

TIPOLOGJIA

Apartamentet ndryshojnë në madhësi dhe dizajn arkitektonik. Duke filluar nga apartmentet 2, 3 dhe 4-dhomëshe deri tek Duplex-at dhe Penthouse-t.
Planimetria e apartmenteve është shumë praktike dhe funksionale me nje dizajn të brendshëm plot shije që të përcjell një ndjenjë të këndshme jetese.
Çdo apartament ndjek katër parimet e dizajnit “Elegant“, “Kreativ“, “Modern“, “Harmoni“.
Të gjitha apartamentet kanë hapësira të mjaftueshme për qëndrim ditor, i cili bashkë me tryezarinë dhe kuzhinën paraqesin një koncept të hapur. Përballë kësaj hapësire ka terasa apo ballkone komode, disa prej të cilave janë të tërhequra si lozhë, duke mundësuar kështu një dhomë të ashtuquajtur 4 stinësh. Falë dritareve të larta, të gjitha hapësirat përshkohen mjaftueshëm nga drita dhe ajri ku hapësira e krijuar dhuron ndjenjë lirie dhe komoditeti të papërshkrueshme.
Organizimi i brendshëm i planifikuar mirë, si dhe materialet kualitative dhe me elegancë moderne të përdorura në të gjitha hapësirat, formojnë një kompozicion harmonik e cila rezulton në një komoditet të pa krahasueshëm.
Dhomat e fjetjes janë të ndara nga hapësirat e qëndrimit ditorë dhe ofrojnë intimitetin e duhur. Ato janë të dimensionuara ashtu që të jenë funksionale dhe komode. Filozofia e ndriçimit të bollshëm në harmoni me privatësinë e nevojshme, i përcjellë edhe dhomat e fjetjes.
Shumë rehati mund të shijohet edhe në banjot ekskluzive me ngrohje në dysheme, pajisje dhe sanitari kualitative si dhe pasqyrë me ndriçim që të arrihet ndjenja Home-Spa.
Dizajni modern i përjetshëm nuk mungon as në kuzhinë.
Garderoba, depo dhe utility ne çdo apartment e bën të mundur përmbushjen e kërkesave për jetë cilësore.
Madhësia dhe rregullimi i ndërtesave mundëson ndriçimin optimal të të gjitha dhomave të apartamenteve. Xhami i lartë në të gjitha dhomat mbështet ndriçimin, optimizon pamjen drejtë qytetit dhe kontribon në hapësirën e cilësisë së jetesës.
Dritaret elegante nga dyshemeja deri në tavan janë një element thelbësor i projektimit të fasadës.
Të gjitha dhomat janë të ndritshme dhe rrezatojnë ngrohtësi komode falë ngrohjes nën dysheme. Klima e këndshme e dhomës mbështetet nga xhami i trefishtë mbrojtës ndaj nxehtësisë. Dyshemetë e dizajnit ekologjik me një pamje prej druri japin një shije të ngrohtë dhe natyrale. Cilësia e gjithëanshme e kërkuar e ndërtimit dhe e pajisjeve i bën ëndrrat individuale të jetesës realitet.
Kur bëhet fjalë për ngjyrat e mureve, ajo i përshtatet shijeve të banorëve. Pavarësisht që e bardha është gjithmonë e përfshirë, dëshirat e klientëve nuk do të mbeten të pa realizuara.
Dyer me lartësi 2.40 m dhe pajisje elegante inox, si dhe lartësia e pastër e dhomave në hapësirat e banimit prej 2.80 m, vetëm se e shton komoditetin e jetesës duke e përkryer atë.
Video-fon në hyrjet e banesave e shtojnë sigurinë e kompleksit për banorë.
Për të gjithë apartamentet ka të planifikuar numër të mjaftueshëm të parkingjeve nëntokësore.

HAPËSIRAT E PËRBASHKËTA

Monopol City sjell qendrën e re urbane të Qytetit të Gjilanit, me pjesën rezidenciale të mbështetur me Qendrën Tregtare, Tregun e gjelbër, Kopshtin për fëmijë, shkollën, qendrën shëndetësore, sallën e sportit, sallën e fitnesit, amfiteatrin si dhe parkingjet e nevojshme si për banorët dhe për vizitorët e komplekist. Të gjitha këto përmbajtje mundësojnë një komunikim të veçantë të rezidentëve dhe të vizitorëve përmes bulevardit dhe urave që janë të planifikuara në detaje, të shtrira dhe të lidhura me hapësira publike dhe të inkorporuara në zona të jashtme gjelbëruese që ndërlidhen mes veti pa interferuar në privatësinë e rezidentëve, por në të njejtën kohë duke ofruar mundësi për biznes dhe argëtim në nivel dhe kërkesa të kohës.
Një përzierje e gjallë e pemëve dhe shkurreve, bimëve të ndryshme, luleve dhe barëve i jep këtij ansambli strukturë dhe e bën atë të lulëzoj gjatë gjithë vitit.

MATERIALIZIMI

Në një industri të orientuar drejt së ardhmes dhe të qëndrueshme të ndertimit, janë katër qëllime thelbësore të rëndësishme: efikasiteti i energjisë, ndërgjegjësimi mjedisor, efektiviteti i kostos dhe orientimi i blerësit.
Fasada eksklusive ventiluese me cilësi të lartë si në pjesën afariste ashtu dhe atë rezidenciale, ballina të mëdha të dritareve me kornizë dhe dizajn modern të qëndrueshëm, terasa dhe dysheme ekologjike antistatike nga druri, i japin jetë kompleksit. Kurse kulmet e rrafshta të mbuluara me gjelbërim, kontribojnë në përmirësimin e mikroklimës.

Në Monopol City, të gjitha janë vendosur në standardin e qëndrueshmërisë Blue Building. Qëllimi është që të lihen sa më shumë gjurmë të mundshme ekologjike, dhe Blue Building madje shkon shumë më tej sesa kërkohet me ligj. Ndërtesat në Monopol City përmbushin udhëzimet Europiane të Efiçencës. Kjo do të thotë se nevoja për energji – dhe kështu edhe kostoja e energjisë – është 45% më e ulët se në një ndërtesë të ngjashme konvencionale. Edhe emetimet e CO2 janë shumë më të ulëta.

Përparësitë me Blue Building:

Kursime të konsiderueshme në kostot e energjisë,

Produktet e ndërtimit pa ndotës,

Klima optimale e ajrit të dhomës,

Kosto më të ulëta të mirëmbajtjes dhe kujdesit,

Mbrojtja e lartë e zërit

Siguri më e madhe e banimit,artë e zërit,

Siguri më e madhe e B Sistemet e jashtme të projektuara me cilësi të lartë,

Ndërtim pa barriera.