Objekti A

MUNDËSI TË REJA NË TË GJITHË LAVDINË E TYRE

Ju prezantojmë nje ndërtesë të re Objekti A

Mirë se vini në kompleksin Monopol City një vend ku stili juaj i jetesës do të arrijë potencialin e tij të plotë! I gjithë kompleksi të cilit i përket ndërtesa Objekti A, falë arkitekturës së tij mahnitëse, anon pothuajse gjysmën e gjatësisë së të gjithë kompleksit përballë Parkut të Gjelbërt të Qytetit. Në të njëjtën kohë, ana tjetër është e vendosur rehat përgjatë rrugës lidhëse me çasje ne rrethrrotullim, e cila do të jetë rruga më magjepsëse në qytet. Objekti A është një vend ku kufiri midis punës dhe kënaqësisë zhduket – gjithçka është përshtatur për një jetë të lehtë dhe të mirë organizuar. Afërsia e parkut dhe oborrit të brendshëm të mundësojnë kohë për relaksim ose pushim nga puna, dhe për ata më aktivët, vetëm disa minuta larg ndodhen fusha multifunksionale, Sheshi i Lagjes dhe qendra tregtare Monopol City. Nëse dëshironi kushtet më të mira për një jetë familjare dhe fëmijëri të relaksuar për fëmijët tuaj, në katin përdhesë të pallatit ka një kopsht fëmijësh me hyrje më vete. Ndërtesa ka afër shkollën, kënd lojërash dhe gjithçka tjetër që nevojitet për një jetë të pa ngarkuar dhe të plotësuar, jetë pa kompromis.

Info mbi ndërtesën

236

Banesa

200

Parkingje

10

Kate

Objekti A ka 236 njësi banimi të madhësive të ndryshme nga studio në apartamente me katër dhoma gjumi,të ndara në 5 Hyrje të veçanta të organizuara në lartësi të ndryshme në kate të sinkronizuara arkitektonike me pamje mahnitëse,secila me çasje te veçantë dhe me nga 2 ashensorë, duke plotësuar të gjitha normat dhe standardet më të larta të banimit në të gjitha fushat. GJithashtu në kuadër të ndërtesës ka edhe apratamente luksoze (duplexa) të organizuara në hyrje të veçantë me nga dy kate si dhe apartamente (pent’house) në çati në katin e fundit. Falë vendndodhjes brenda kompleksit Monopol City dhe në varësi të pozicionit brenda ndërtesës, apartamentet ose kanë një pamje të papenguar mbi parkun e qytetit, oborrin e brendshëm rregulluar, apo ne sheshin e kompleksit Monopol City, ndërsa një numër i caktuar njësish janë të orientuara drejt panoramës mbresëlënëse të qytetit të vjetër. Një burim i pandërprerë i mundësive për një jetë të rehatshme dhe të përmbushur do t’ju ndriçojë nga të gjitha anët. Ndërtesa posedon mbi 200 garazha te dedikuara për secilën njësi te banimit. gjithashtu në kuadër të kësaj ndërtese është edhe pjesa e afarizmit me përmbajtje të larmishme për të kaluar kohën e lirë për blerje dhe rekreasion si kinema, bowling, supermarket, etj.

24/7 Sigurim

Garazh me qasje

Shesh lojërash për fëmijë

Pranë tregjeve

Pranë parkut

Pranë kopshtit

Objekti A është një vend ku kufiri midis punës dhe kënaqësisë zhduket

gjithçka është përshtatur për një jetë të lehtë dhe të mirë organizuar.

Lokacioni

Kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave në qendër të gjithçkaje.

Ecuria e ndërtimit

së shpejti...

Njerëzit pëlqejnë gjithashtu

Zonë e ngjashme