Objekti C

Një burim i pandërprerë i mundësive për një jetë të rehatshme dhe të përmbushur

Ju prezantojmë nje ndërtesë të re Objekti C. Luks i pakrahasueshëm në ndërtesën më të lartë në qytet që shtrihet në mbi 40 m lartësi me një pamje të jashtëzakonshme të lumit Qytetit. Karakterizohet nga një dizajn i shkëlqyer që pasqyrohet në çdo detaj. Rezidencat ofrojnë funksionalitet të jashtëzakonshëm dhe përfaqësojnë një oazë paqeje për ata që kalojnë pjesën më të madhe të ditës në qytetin e Gjilanit. Veprat e artit, teksturat dhe materialet e zgjedhura me kujdes në të gjithë ndërtesën janë të frymëzuara nga emri i ndërtesës dhe madhështia e krenaria e saj. Përvoja juaj fillon në hyrjen private ku do të përshëndeteni nga një portier miqësor. Pasi sendet tuaja të dërgohen në rezidencë dhe makina të parkohet, do të keni mundësinë të shijoni pamjen spektakolare, restorantet dhe shërbimet unike të emrave më të njohur të gastronomisë. Eksploroni pjesën elitare të Gjilanit në 10+ kate të luksit të pastër. Këto rezidenca unike janë të shkëlqyera, delikate dhe të rafinuara në çdo detaj dhe të frymëzuara nga modelet e natyrës.

Info mbi ndërtesën

250

Banesa

250

Parkingje

10

Kate

Objekti C ka 250 njësi banimi të madhësive të ndryshme nga studio në apartamente me katër dhoma gjumi,të ndara në 4 Hyrje të veçanta të organizuara në lartësi të ndryshme në kate të sinkronizuara arkitektonike me pamje mahnitëse,secila me çasje te veçantë dhe me nga 2 ashensorë, duke plotësuar të gjitha normat dhe standardet më të larta të banimit në të gjitha fushat. GJithashtu në kuadër të ndërtesës ka edhe apratamente luksoze (duplexa) të organizuara në hyrje të veçantë me nga dy kate me pamje mahnitëse nga sheshi e lagjes si dhe apartamente (pent’house) në çati në katin e fundit. Falë vendndodhjes brenda kompleksit Monopol City dhe në varësi të pozicionit brenda ndërtesës, apartamentet ose kanë një pamje mahnitëse të qytetit, oborrin e brendshëm rregulluar, apo ne sheshin e kompleksit Monopol City. Një burim i pandërprerë i mundësive për një jetë të rehatshme dhe të përmbushur do t’ju ndriçojë nga të gjitha anët. Ndërtesa posedon mbi 250 garazha te dedikuara për secilën njësi te banimit, gjithashtu në kuadër të kësaj ndërtese është edhe pjesa e afarizmit me përmbajtje të larmishme për të kaluar kohën e lirë për blerje dhe rekreasion si këndi i lodrave,shitore me marka të ndryshme botërore, pjesën e gastronomisë e organizuar me kujdes duke plotësuar shijet e çdo grupmoshe, platoja e ndërtesës me destinim vetëm për banorët e kësaj ndërtese me përmbajtje të bolshme për familjet e juaja dhe njëkohësisht për fëmijët e juaj. Objekti C është një perlë e tillë – një bashkërendim i përsosur i arkitekturës bashkëkohore të banimit dhe mjedisit natyror, ngutjes së qytetit dhe qetësisë, rehati funksionale dhe mundësi të bollshme jetese.

24/7 Sigurim

Garazh me qasje

Pranë tregjeve

Pranë kopshtit

Pranë bulevardit

Artboard 2 copy

Exclusive restaurant

Objekti C është një bashkërendim i përsosur i arkitekturës bashkëkohore të banimit dhe mjedisit natyror

Karakterizohet nga një dizajn i shkëlqyer që pasqyrohet në çdo detaj.

Lokacioni

Kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave në qendër të gjithçkaje.

Ecuria e ndërtimit

së shpejti...

Njerëzit pëlqejnë gjithashtu

Zonë e ngjashme