Objekti B

Burim i pandërprerë i mundësive për një jetë të rehatshme!

Ju prezantojmë nje ndërtesë të re Objekti B
I gjithë kompleksi të cilit i përket ndërtesa Objekti B falë arkitekturës së saj mahnitëse, anon pothuajse gjysmën e gjatësisë së të gjithë kompleksit përballë Qytetit.
Në të njëjtën kohë, ana tjetër është e vendosur rehat përgjatë
rrugës lidhëse me çasje ne rrethrrotullim, e cila do të jetë
rruga më magjepsëse në qytet.
Objekti B është përshtatur për një jetë të lehtë dhe të mirë organizuar. Afërsia e parkut dhe oborrit të brendshëm
të mundësojnë kohë për relaksim ose pushim nga puna,
dhe për ata më aktivët, në kuadër të ndërtesës është edhe salla sportive me përmasa standarde të aktiviteteve të ndryshme shportive, pjesërisht e lidhur edhe me Sheshin i Lagjes dhe qendren tregtareMonopol City. Në katin përdhesë të pallatit ka një kopsht fëmijësh me hyrje më vete, kënd lojërash dhe gjithçka
tjetër që nevojitet për një jetë të pa ngarkuar dhe të plotësuar.

Info mbi ndërtesën

161

Banesa

172

Parkingje

10

Kate

Objekti B ka 161 njësi banimi të madhësive të ndryshme
nga studio në apartamente me katër dhoma gjumi,të ndara në 4 Hyrje të veçanta të organizuara në lartësi të ndryshme në kate të sinkronizuara arkitektonike me pamje mahnitëse,secila me çasje te veçantë dhe me nga 2 ashensorë, duke plotësuar të gjitha normat dhe standardet më të larta të banimit në të gjitha fushat.
Gjithashtu në kuadër të ndërtesës ka edhe apratamente luksoze (duplexa) të organizuara në hyrje të veçantë me nga dy kate si dhe apartamente (pent’house) në çati në katin e fundit.
Falë vendndodhjes brenda kompleksit Monopol City dhe në varësi të pozicionit brenda ndërtesës, apartamentet ose kanë një pamje mahnitëse të qytetit, oborrin e brendshëm rregulluar, apo ne sheshin e kompleksit Monopol City.
Një burim i pandërprerë i mundësive për një jetë të rehatshme dhe të përmbushur do t’ju ndriçojë nga të gjitha anët.
Ndërtesa posedon mbi 172 vendparkingje te dedikuara për secilën njësi te banimit.
gjithashtu në kuadër të kësaj ndërtese është edhe pjesa e afarizmit me përmbajtje të larmishme për të kaluar kohën e lirë për blerje dhe rekreasion si salla e sportit, platoja me përmbajtje të bolshme për familjet e juaja dhe njëkohësisht për fëmijët e juaj, shërbime nga më të ndryshmet me laboratore, barnatore, ordinanca dhe shkollën e mesme.
Objekti B është një perlë e tillë – një bashkërendimi përsosur i arkitekturës bashkëkohore
të banimit dhe mjedisit natyror, ngutjes së qytetit të madh dhe qetësisë, rehati funksionale
dhe mundësi të bollshme jetese. Kjo është jeta në shkallë njerëzore.
Ky është Objekti B.

24/7 Sigurim

Garazh me qasje

Shesh lojërash për fëmijë

Pranë kopshtit

Gjimnaz

Sallë sportive

Objekti B është përshtatur për një jetë të lehtë dhe të mirë organizuar

Afërsia e parkut dhe oborrit të brendshëm të mundësojnë kohë për relaksim ose pushim nga puna, dhe për ata më aktivët, në kuadër të ndërtesës është edhe salla sportive me përmasa standarde të aktiviteteve të ndryshme sportive, pjesërisht e lidhur edhe me Sheshin e Lagjes dhe qendren tregtare Monopol City.

Lokacioni

Kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave në qendër të gjithçkaje.

Ecuria e ndërtimit

së shpejti...

Njerëzit pëlqejnë gjithashtu

Zonë e ngjashme