Events

Panairi “E JONA” , Gjilan 2022

Momente nga Panairi “E JONA” në Gjilan.

Panairi “E JONA” u organiza për herë të parë në këtë vit 2022 në disa hapësira të qytetit të Gjilanit dhe në vete përmbajti : Panair dhe B2B, panair shitës dhe B2C i pëcjellur me festë të birrës, me festë të verës, me ushqim dhe me koncert festiv për mirëseardhje të diasporës sonë dhe gjithë vizitorëve e mysafirëve të qytetit të Gjilanit.

Qëllimi i panairit “E JONA” ishte që prodhuesit shqiptarë kudo që janë, ta kenë një vendtakim në të cilin do të njoftohen rreth veprimtarisë së njëri tjetrit dhe të ndërtojnë relacione bashkëpunimi për shkëmbimin dhe shpërndarjen e ndërsjellë të produkteve të veta në mbarë tregun shqiptar që përfshinë rreth 7 milionë banorë. Gjithashtu, në panair ishin të ftuar në cilësinë e ekspozuesve dhe vizitorëve bizneset e diasporës shqiptare, të cilat janë shumë të interesuara për t’i eksportuar prodhimet shqiptare në shtetet e jashtme ku ata veprojnë.

Monopol City ishte pjesë e panairit në sektorin e ndërtimit, arkitekturës dhe paluajtshmëris, ku shfaqi para vizitorëve përkushtimin dhe vizionin e qartë për qendrën e re urbane te qytetit te Gjilanit e cila së shpejti po bëhet realitet.

P

Data e ngjarjes

27-29.07.2022

 

 

 

 

 

 

Njerëzit pëlqejnë gjithashtu

Zonë e ngjashme